Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare në basketboll për meshkuj, Ermal Kuqo, është shumë i lumtur që, përpos Shqipërisë, për të cilën ka luajtur deri vonë, në eliminatoret e “EuroBasket 2017” do të luajë edhe Kosova.Ky do të jetë debutim në arenën ndërkombëtare pas anëtarësimit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në FIBA. Madje, lojtari me përvojë të madhe, i cili prej disa sezonesh luan në kampionatin turk, ka shprehur gatishmërinë që ta ndihmojë Kosovën për një debutim sa më të mirë në Europë.Në fakt, jo duke luajtur për ekipin e Albert Krasniqit, por përmes formave të tjera. “Më shumë sesa ndihmë konkrete, është thjesht një konsultim reciprok midis dy miqsh, mes meje dhe trajnerit Arben Krasniqi, për të cilin kam shumë konsideratë dhe falë basketbollit kemi vite që njihemi”, ka thënë Kuqo.Madje, basketbollisti 36-vjeçar i ekipit turk, Turk Telekom, ka përgëzuar trajnerin e Kosovës, Arben Krasniqi, i cili, sipas Kuqos, gjithnjë është i hapur për bashkëpunim. “Është për t’u vlerësuar fakti që një trajner i një ekipi kombëtar është modest dhe i hapur për bashkëpunim.Kjo tregon se Federata e Basketbollit të Kosovës ka bërë gjënë e duhur duke ia besuar ekipin Arbenit. Mund t’ju them që Arben Krasniqi së bashku me stafin e tij janë duke bërë një punë shumë të mirë në seleksionimin e lojtarëve dhe, së shpejti, do t’i shihni rezultatet e punës”, theksoi ish-lojtari i disa klubeve të njohura europiane.Madje, Kuqo beson se Kosova shumë shpejt do të bëhet me një ekip të fortë, falë talenteve që ka. Ndërkohë që i pëlqen ideja e natyralizimit të lojtarëve të huaj me përfaqësuesen kosovare. “Kosova më shumë se sa rezultatet duhet të fokusohet te ndërtimi i një grupi të konsoliduar që ta ketë ekipin për një periudhë të gjatë.Perspektiva e ekipit është e madhe, ka lojtarë të rinj dhe me talent. Lojtarë si Dardani, shpresoj që edhe lojtarët e natyralizuar të japin kontributin”, tha Kuqo.Edhe pse në moshën 36-vjeçare, vazhdon të luajë në kampionatin turk. Ndërkohë nuk do të jetë pjesë e eliminatoreve të kampionatit europian, pasi ka refuzuar të vazhdojë të luajë për Shqipërinë. Sipas Kuqos, në Shqipëri nuk respektohet kontributi i atyre që mundohen ta japin për ekipin kombëtar.“Shqipërisë i uroj suksese me trajnerin e ri. Kombëtarja shqiptare për mua është një kapitull i mbyllur. Gjithmonë kam refuzuar të punoj me ata që nuk e respektojnë punën dhe stërvitjen”, ka thënë Kuqo. Në “Euro 2017” Shqipëria është në Grupin F së bashku me Gjeorgjinë, Malin e Zi dhe Sllovakinë. Ndërsa Kosova është në Grupin E me Slloveninë, Ukrainën dhe Bullgarinë.
Basketboll/Ermal Kuqo: Në Shqipëri nuk të respektojnë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
A është ai babai? Laert Vasili reagon për shtatzëninë e Serena Sulës
I shqetësoheni ushqimit dhe problemeve shëndetësore këtë fundvit? Ja si ta kontrolloni atë
Mbyllet protesta, PD merr vendimin e rradhës, përjashton Ervin Salianjin nga Kryesia
Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën…





