Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar listën e shteteve ku janë të vlefshme patentat e lëshuara në Shqipëri falë marrëveshjeve ndërkombëtare.
Po ashtu DPSHTRR informon edhe mbi hapat që duhen ndjekur nga qytetarët për t’u pajisur me leje drejtimi ndërkombëtare.
Lejedrejtimi ndërkombëtare lëshohet nga çdo drejtori rajonale. Qytetari mund të aplikojë për lejedrejtimi ndërkombëtare në çdo drejtori rajonale, pavarësisht vendbanimit. Dokumentet që duhet të dorëzojë aplikanti janë lejedrejtimi kombëtare që verifikohet nga pranuesi, fotografi me ngjyra, 1 (një) copë, me përmasa 4 x 5 cm si dhe mandat pagesën prej 500 lekë për pajisje me lejedrejtimi ndërkombëtare.
Me dorëzimin e dokumenteve të mësipërme, qytetari pajiset me lejedrejtimi ndërkombëtare, e cila lëshohet menjëherë. Lejedrejtimi ndërkombëtare lëshohet në bazë të lejedrejtimit kombëtare. Vlefshmëria e saj është deri në datën e përfundimit të afatit të vlefshmërisë së lejedrejtimit kombëtare, por jo më shumë se 2 vjet
Lista e shteteve palë të Konventës për Trafikun Rrugor Vienë 1968, e shteteve të Bashkimit Europian, dhe e shteteve me të cilat Shqipëria ka marrëveshje dypalëshe për njohjen dhe konvertimin e lejedrejtimit.
1. Armenia
2. Austria
3. Azerbajxhani
4. Bahama
5. Bahreini
6. Bjellorusia
7. Belgjika
8 . Bosnje Hercegovina
9. Brazili
10. Bullgaria
11. Republika e Afrikës Qendrore
12. Kosta Rika
13. Bregu i Fildishtë
14. Kroacia
15. Kuba
16. Republika Çeke
17. Republika Demokratike e Kongos
18. Danimarka
19. Ekuadori
20. Estonia
21. Finlanda
22. Franca
23. Gjeorgjia
24. Gjermania
25. Gana
26. Greqia
27. Guajana
28. Selia e Shenjtë
29.Hungaria
30 Indonezia
31. Irani
32. Izraeli
33. Italia
34. Kazakistani
35. Kenia
36. Kuvajti
37.Kirgistani
38. Letonia
39. Liberia
40. Lituania
41. Luksemburgu
42.Meksika
43.Moldavia
44. Monako
45.Mongolia
46. Mali i Zi
47. Maroku
48. Hollanda
49. Nigeri
50. Norvegjia
51. Pakistan
52. Peruja
53. Filipine
54. Polonia
55. Portugalia
56. Qipro
57. Katari
58. Republika e Koresë
59. Rumania
60. Federata Ruse
61. San Marino
62. Senegali
63. Serbia
64. Sejshel
65. Sllovakia
66. Sllovenia
67. Afrika e Jugut
68. Spanja
69. Suedia
70. Zvicra
71. Taxhikistani
72. Tajlanda
73. Irlanda
74. Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë
75. Tunizia
76. Turqia
77. Turkmenistani
78. Ukraina
79.Emiratet e Bashkuara Arabe
80. Malta
81. Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe e Irlandës së Veriut
82. Uruguai
83. Uzbekistani
84. Venezuela
85. Vietnami
86. Zimbabve
87. Kosova





