Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Marjus Demën, autorin e vrasjes së Mehmet Qemë. Kjo masë u kërkua nga prokuroria për Demën, i cili akuzohet për “vrasjes me dashje” megjithëse ai ka deklaruar se gjithçka ishte aksidentale dhe ai nuk e dinte që arma ishte e mbushur.

Për Xhuljano Koçin dhe Frenkli Myftarin gjykata caktoi “arrest shtëpie”, ndërsa për Erlind Pekën, Blerim Hotin, Marjus Halilin si dhe Eder Pjetrin “detyrim paraqitje”.

Nga salla e gjyqit, Dema ka deklaruar se ngjarja ishte aksidentale, ndërsa shprehu pendesë të madhe për krimin. “Vrava vëllain tim!”, mësohet të ketë thënë para togave të zeza 28-vjeçari.