Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se më shumë se 200 mijë qytetarë shqiptarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCovid.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manastirliu thotë se këta persona sot janë shumë më të mbrojtur nga Covid-19.

“Më shumë se 200 mijë qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës dhe janë sot shumë më të mbrojtur nga Covid-19, teksa vijon me ritme të larta vaksinimi në të gjithë vendin”, shkruan ministrja.

Deri më tani në vendin tonë janë kryer mbi 650 mijë vaksinime.