Shembet kopshti nr.2 në Shijak, për t’u rindërtuar nga e para. Godina që pësoi dëme nga tërmeti i 26 nëntorit do të rindërtohet me fondet e Bashkimit Evropian, në kuadër të programit #EU4Schools nga UNDP.
“Faleminderit UNDP-së, Kryeministrit dhe qeverisë shqiptare për të gjithë investimin për arsimin dhe mundësinë që fëmijët të kenë kushtet më të mira dhe një kopësht të sigurtë”,- shkruan kryebashkiaku Arbana në një postim në rrjete sociale.
Postimi i plotë:
Kopshti nr. 2 Shijak u demolua sot për të nisur ndërtimin e godinës së re me të gjitha kushtet bashkëkohore. Ky kopësht i cili do të mirëpresë 120 fëmijë do të ndërtohet falë programit #EU4Schools nga UNDP nëpërmjet një financimi nga Bashkimi Europian.
Pas shkollës 9-vjeçare “Rilindja”, ky kopësht është godina e dytë arsimore në bashkinë e Shijakut që do të ndërtohet nga BE-ja, pasi godinat e tjera arsimore janë financuar nga buxheti i shtetit falë mbështetjes që na ka dhënë Kryeministri Rama për rindërtimin e Shijakut.
Faleminderit UNDP-së, Kryeministrit dhe qeverisë shqiptare për të gjithë investimin për arsimin dhe mundësinë që fëmijët të kenë kushtet më të mira dhe një kopësht të sigurtë.
Ku ka vullnet, ka zgjidhje!





