Policia e Tiranës po zhvillon këtë mesditë një opercaion në rrugën “5 Maji”, në Tiranë, ku u kontrollua një magazinë që është marrë me qira nga shtetasi me iniciale K.Gj.

Kontrollet e policisë janë në vijim të hetimeve për vrasjen e 27-vjeçarit Marjus Qema.

Aktualisht, policia sapo ka shpërthyer derën e një magazine dhe është futur brenda, ku nga të dhënat e para, raportohet se ka gjetur dhe sekuestruar një karikator me një fishek brenda. Dyshohet se magazina përdorej nga viktima Qema, ku prodhoheshin monedhat elektronike.