Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se deri më tani janë 192 mijë qytetarë që i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCovid.

Manastirliu shkruan në një postim në Facebook se aktualisht në gjithë vendin janë kryer 638,338 vaksinimeve.

“Me punën fantastike që po bëjnë vaksinatoret tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 638,338 vaksinimeve, prej të cilave 192 mijë qytetarë i kanë bërë të dy dozat e vaksinës dhe janë sot shumë më të mbrojtur nga Covid-19.”