DURRËS, 15 tetor 2014– Ngjarja e habitshme ka ndodhur në Kolumbi, Bogota. Një grua 80-vjeçare e prekur nga Lithopedion, një formë e rrallë që prezantohet në rastet e shtatëzanive jashtë-mitre. Gruaja ankohej për dhembje barku, dizenteri dhe dyshonte për gastroenterit, por pas ekzaminimeve u zbulua se sipër barkut të gruas ishte një fetus i paformuar prej 40-vjetësh. Gruaja në fjalë nuk është e para që zbuloi se ka një fetus të pazhvilluar. Një fenomen i tillë u konstatua dhe tek një grua 94-vjeçare. Fetusi i vdekur me kalimin e viteve shndërrohet në një masë të fortë dhe kompakte.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





