DURRËS, 15 tetor 2014–   Kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana, duke lënë pas atë çfarë ndodhi mbrëmë, ka vendosur që këtë mëngjes ta presë ndryshe.

Ai është shprehur që pas mrekullisë së ndodhur mbrëmë i vjen keq që ndeshja u ndërpre dhe nuk u luajt futboll ashtu siç duhej, por ajo që e lumturon është se Shqipëria dhe kombëtarja mbrohet dhe dashurohet, sepse kështu është zakoni i shqiptarëve.

Sërish në mëngjes, por në një tjetër status në rrjetin e tij social Facebook dhe Instagram Cana nuk ka hezituar të shprehet: “Mirmëngjes Shqipe. Zoti qoftë me ne shqiptarët! Mrekullitë ekzistokan vërtet, tani të gjithë jemi në pritje të drejtësisë që na takon. Shqiponja jonë është dhe do mbetet gjithnje e lirë për të fluturuar në qiellin e hapur. Askush s’mund ta ndalë”.