DURRËS, 15 tetor 2014– Transeksuali më i famshëm në Itali, Vladimir Luxuria ka pasur një darkë me ish-kryeministrin italian, Silvio Berluskoni dhe të fejuarën e tij Francesca Pascale.

Ish-deputeti i parlamentit italian ka njoftuar nëpërmjet një statusi në “Tëitter” se është takuar me Berluskonin dhe të fejuarën e tij në vilën “San Martino”.

Nga darka nuk mund të mungonte dhe një “selfie” ku të tre duken mjaft të kënaqur për këtë takim. Kjo darkë është parë edhe si një pajtim mes Luxurias dhe Berluskonit, të cilët për shumë vite kanë sulmuar njëri-tjetrin për shkak të mendimit për homoseksualët.