DURRËS, 15 tetor 2014–  Bjondja e bukur e Hollywood-it, Jennifer Aniston nuk do ta shohë me veten thjesht të lidhur, por tashmë ka ardhur koha për angazhime më të mëdha.

Pasi ka hedhur pas krahëve divorcin me Brad Pittin, aktorja prej dy vjetësh është duke përjetuar një romancë dashurie me aktorin Justin Theroux.

Por jo çdo gjë po ecën ashtu siç duhet, pasi Aniston e ka pak të vështirë të bindë Theroux të martohen, prandaj ajo i ka bërë një ultimatum, për të marrë sa më shpejt një vendim deri në fund të këtij viti.

Sipas një burimi të afërt me çiftin, Jennifer nuk e duron dot idenë se pas dy vitesh lidhje të jetë ende në të njëjtin vend.

Duke qenë se Justin i ka inat ceremonitë e mëdha, Aniston i ka propozuar të bëjnë një martesë të thjeshtë.

Tani çdo gjë në dorë e ka Justin, i cili ka frikë nga angazhimet e mëdha, por duhet të vendosë ose të martohet me Aniston ose përndryshe do ta humbasë atë.