Durrës, 15 TETOR 2014–  Shitet në të gjithë supermarketet dhe lokalet e vendit; fëmijët, të rriturit, të gjithë e konsumojnë. Ky është realiteti. Red Bull u krijua për të stimuluar trurin e njerëzve që i nënshtrohen një aktiviteti të sforcuar fizik dhe jo për t’u shijuar si pije freskuese. Në të gjithë botën, është komercializuar me sloganin: rrit rezistencën fizike, lehtëson aftësinë për t’u përqendruar, shpejton reflekset, përmirëson gjendjen shpirtërore. Këtu qëndron suksesi i pijes energjike të mijëvjeçarit.

HISTORIA

Kjo pije u krijua nga Dietrich Mteschitz, një sipërmarrës  austriak që e zbuloi atë rastësisht gjatë një udhëtimi në Hong Kong, kur punonte për një kompani që merrej me prodhimin e furçave të dhëmbëve. Pija e bazuar në një formulë që përmbante kafeinë dhe taurinë, bënte bujë në këtë  vend;  kushedi ç’sukses do të kishte në Evropë, (e cila ende s’e njihte produktin “magjibërës”), Mteschitz shihte mundësinë  për t'u bërë  sipërmarrës.

E VËRTETA MBI KËTË PIJE

Në Francë dhe Danimarkë sapo e kanë ndaluar shitjen e Red Bull-it sepse e konsiderojnë një koktej vdekjeprurës (burimi EE5610 nga Biblioteka Kombëtare Franceze ), për shkak të komponentëve të tij, vitaminë e përzier me glukuronolakton, agjent kimik , shumë i rrezikshëm, i zhvilluar nga Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, në vitet ’60-të për të rritur moralin e trupave të dërguara në Vietnam. Ajo ishte një lloj droge haluçinante që shërbente për të qetësuar  stresin e shkaktuar nga lufta. Megjithatë,  efektet e saj ishin shkatërruese për trupin. Pasojat ishin fatale: dhembje koke, tumor në tru  dhe sëmundje të mëlçisë goditën ushtarët që e konsumuan atë.

/g.r.b. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/