DURRËS, 14 prill 2014 13 vjeçari Bledar Gjagjaj, banor i sektorit Rinia në Durrës, ka varur veten pasditen e sotme, në shtëpinë e tij.

Sipas policisë, fëmija 13 vjeç është gjetur i varur nga familjarët e tij, të cilët me shpejtësi kanë hequr litarin nga fyti i të miturit dhe e kanë dërguar me urgjencë në spital.

Mësohet se 13 vjeçari ka gjetur vdekjen ndërsa ndodhej në sallën e reanimacionit të spitalit rajonal të Durrësit.

I mituri frekuentonte klasën e 6-të të shkollës 9 vjeçare "Rinia". Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave që mund ta kenë shtyrë 13-vjeçarin t’i japë fund jetës.

Sipas burimeve ende të pakonfirmuara, 13 vjeçari Gjagjaj dyshohet se frekuentonte dëshmitarët e Jehovait.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/