E shtunë, 12 prill 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Komisioni hetimor, sms në telefonin e Tahirit. Zbardhet teksti dhe debatet”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Rama: S’presim pafund për reformën territoriale. Meta: Mbyllet në korrik

–   Akuzat për ushtrinë për trafik droge, flet ministrja Kodheli: Hetim nga Prokuroria

–   Fotot, banorët e Dajtit zbulojnë detajet e shtëpisë së re të Kryeministrit

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “SMS-ja e Tahirit. Vartësit: Çfarë na shkruan ministri”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Alaudin Malaj: Gjyqtari Gjin Gjoni liroi trafikantë

–   “Crown Agents”, 400 mijë euro për mjete që ndalohen nga BE

–   Dasha Aliko: Jo postë policie e posaçme për Lazaratin

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin  “Letra për Nishanin. “Gjyqtari Gjoni ka vrarë një 13-vjeçar dhe ia ngarkoi gruas”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Rikthehet dimri, dëborë e ngricë në pranverë

–   Arrestohet prodhuesi i bombave, dyshohet për lidhje me muxhahedinët

 

GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor  “Saliu përgjon ministrat. Skandali, Noka zbulon në Kuvend mesazhin e Tahirit, duke aluduar se është i Ramës”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Ish- të përndjekurit, 1087 përfituesit që presin paratë

–   Rama: Kemi 84 vota për reformën territoriale

 

GAZETA SHQIP hapet me shkrimin  Përgjohet Ministri i Brendshëm. Flamur Noka lexon SMS-në. Saimir Tahiri konfirmon: E kam dërguar unë”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Flet Edi Rama: Kemi vota për reformën, nuk e presim opozitën pafund

–   Gjyqtarët shkëmbejnë akuza për miliona euro, Gjin Gjoni akuza për Alaudin Malaj

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “Historia e një SMS-je”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Serveri i Tatimeve, shkarkohet miku i Shkëlzenit, emërohet … mikja e Argitës

–   Milena Harito: Pse kemi ngrirë punësimet në administratë deri në muajin korrik

–   Facebook Spy: Postimet e Sadijes dhe këpucët e kuqe të Blendi Fevziut

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin  “Kryeministri në përgjim?! Flamur Noka: Sms e Ramës për Tahirin: Nuk jam shumë larg së menduari se problemi je ti dhe jo vartësit e tu. Ministri: Mesazhi është i imi, ua kam dërguar vartësve. Rama: Sms-ja ime për Ministrin e Brendshëm? Një shpifje!”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Ekonomia shqiptare, Standard’s & Poor’s: E qëndrueshme

–   Meta: Të detyruar ta mbyllim reformën territoriale brenda korrikut

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Skandal në drejtësi, kreu i Gjyaktës së Apelit akuzon KLD dhe Gjin Gjonin për vrasjen e një fëmije në Milot, korrupsion dhe pazare”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Rama urdhër ministrave pas protestës së militantëve: Takime çdo ditë me simpatizantët në selinë rozë

–   Sali Berisha dhe Visho Lika zbardhin përgjimet e ministrave të qeverisë Rama, PS kërkon nisjen e hetimeve

–   Ligji i ri, burg për pushtetarët që mashtrojnë me deklaratat e pasurive, prokurorët dhe gjyqtarët përjashtohen nga tenderat

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Qeveria nën përgjim. Përgjohet Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Rama: 50 projekte për bashkitë dhe komunat e 12 qarqeve

–   Karburantet, forcohet hetimi, por emrat e abuzuesve mbeten secret

–   Konkurrenca nga tregjet e huaja, fermerët flakin produktet në lumë

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/