Itali, 11 prill 2014 – Është arrestuar në Zvicër, Paulin Nikaj, shqiptari që javë më parë vrau bashkëkombasin e tij Nimet Zyberin, para syve të gruas së tij shtatzënë dhe dy fëmijëve të mitur. Vrasja u krye në parkingun e një supermerkati  “Conad”, në qytezën e Mizano Adriatikos. Policia italiane u mobilizua totalisht për të kapur një vrasës, që kreu një krim makabër në rrethana rënduese. Italianët madje bashkëpunuan edhe me kolegët shqiptarë, sepse dyshonin se vrasësi Nikaj, mund të ishte arratisur në Shqipëri.

Policia italian arriti ta identifikojë dhe ta arrestojë Paulin Nikajn, ndërsa fshihej në një bazë të sigurtë në Kantonin e Bernës. Në sajë të bashkëpunimit me karabinierinë, ky aksion i policisë zvicerane u realizua me sukses. Tashmë vazhdojnë hetimet për të zbuluar bashkëpunëtorët e Nikajt, që e ndihmuan atë t’i fshihej drejtësisë për më shumë se tre  javë.

/gje. th. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/