Rusi, 11 prill 2014 – Këto imazhe shokuese tregojnë se si Rusia ka stacionuar 40 mijë trupa, tanke dhe avionë ushtarakë vetëm disa kilometra larg kufirit me Ukrainën. NATO u detyrua që të publikojë fotot, ndërsa BBC thotë se kjo tregon se sa e shqetësuar është aleanca.
NATO thotë se forcat ushtarake ruse mund ta pushtojnë Ukrainën brenda 12 orësh pasi të jepet urdhri nga Moska. Por fotot kanë provokuar një debat mes NATO-s dhe Kremlinit, pasi Moska thotë se fotot janë realizuar vitin që shkoi.
Por Sekretari i Përgjithshëm, Anders Fogh Ramussen insiston se kërcënimi është real. Bëhet fjalë për të paktën 100 pika ku janë vendosur këto trupa. Shumë prej tyre janë thjesht fusha të hapura dhe jo baza të mirëfillta.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





