TIRANË – Shpifje e ka cilësuar Kryeministri Edi Rama sms-në që ngjalli debate dhe polemika në Komisionin Hetimor për lëvizjet në polici ditën e sotme. Më herët ish ministri i brendshëm Flamur Noka lexoi para pasardhësit të tij Saimir Tahiri një sms që pretendoi se i ishte dërguar Tahirit nga kryeministri Rama.

Në një postin në Twitter Rama shkruan se sms-ja që pretendohej se kryeministri i kishte nisur ministrit Tahiri ku thuhej se niveli i kriminalitetit ishte rritur është një shpifje.  

Më tej ai thekson se mendon që ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është i duhuri për postin që mban. “Sms-ja ime për Ministrin e Brendshëm? Një shpifje! Mendimi im për Saimir Tahirin? Ministri i duhur që meriton respekt për punën e palodhur.”- shkruan Rama në Twitter.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/