11 prill 2014 – Në raportin intim, shpesh mashkulli është ai që e arrin kënaqësinë i pari. Por ajo që e pëson është femra, e cila shpesh për këtë arsye kalon jo pak vuajtje, por edhe mashkulli përjeton ndjenjë faji.

Por lidhur me këtë situatë dhe si mund të menaxhohet ajo, ekspertët japin disa këshilla:

-Mos u inatosni me partnerin, mbani nën kontroll agresivitetin, nuk është faji i tij. Ja që ndodh.

-Mos u ndje më pak tërheqëse apo më pak e dashur. Kjo kënaqësi e parakohshme nuk ka të bëjë me mungesën e dashurisë së tij ndaj teje.

-Dëgjo me vëmendje atë që ka për të thënë, qoftë edhe pak fjalë.

-Gjej momentin e duhur për të folur, në një moment që ofron qetësi dhe intimitet.

-Foli me ndershmëri partnerit lidhur me vështirësinë që ndjen përballë kësaj situate.

-Mundohu të kuptosh se ky problem është një problem i shumë meshkujve.

-Mundohu të bindësh partnerin që të kërkoj ndihmën e një mjeku specialist, pse jo të marrë edhe një kurë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/