Rusi, 11 prill 2014 – Gjatë Luftës së Dytë Botërore nazistët kanë ndërtuar në veri të Rusisë disa rrathë prej betoni, funksioni i të cilëve mbetet mister edhe në ditët e sotme.
Rrathët e ndërtuar në afërsi të fshatit Liinakhamari janë mbajtur të fshehtë nga autoritetet sovjetike, por tashmë ata kanë dalë në dritë duke ngjallur kureshtje të madhe.
Studiuesit dyshojnë se këta rrathë përdoreshin nga nazistët si pikë referimi për hedhjen e predhave në drejtim të anijeve sovjetike. Por gjithashtu ekzistojnë dyshime se shkencëtarët gjermanë mund të kenë ndërtuar disqe fluturuese.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





