TIRANË – Alarm për bombë në ndërtesën e televizionit Agon Channel. Para pak minutash në celularin e njërit prej anëtarëve të stafit të këtij televizioni, ka mbërritur një mesazh telefonik, ku thuhej se brenda 30 minutash do ketë një shpërthim me bombë. Në mesazh thuhej se shpërthimi do të ndodhte në orën 16:00.
Në vendin e ngjarjes ndodhen efektiv të komisariatit nr.3 dhe 5. Ndërtesa e këtij televizioni ndodhet në zonën e autostradës Tiranë-Durrës. Ndërkohë, është bërë e mundur evakuimi i gjithë stafit nga godina.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





