Itali, 11 prill 2014 – Mediet italiane po ofrojnë më shumë të dhëna për neutralizimin e dy bandave italo-shqiptaro-rumune, që merreshin me prostitucion. Bandat në përplasje të dhunshme me njëra tjetrën e zhvillonin “aktivitetin” e tyre në zonën e Falkonarës dhe Senigalias. Policai italiane ka arritur të identifikojë rreth 300 prostituta që “menaxhoheshin” nga këto dy banda.
Mediet italiane japin edhe emrat e dy shqiptarëve. Ata janë që të dy me precedentë të ndryshëm penalë. Kështu Lazër Vladaj 32 vjeç, ka një sërë precedentësh penalë, që nga viti 2008. Në atë kohë Vladaj u arrestua së bashku me Alfred Konin 27 vjeç në atë kohë, sepse u kap duke ngarë një veturë Audi A3, që rezultonte e vjedhur. Shqiptari i dytë është Ermal Xhani 26 vjeç, me precedentë të shumtë penalë.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





