Durrës, 11 prill 2014 – Një 23 vjeçare nga Johanesburgu, Afrikë e Jugut është ndaluar mbrëmjen e së enjtes në portin e Durrësit, ndërsa po tentonte të kalonte në mënyrë të paligjshme kufirin me dokumente të falsifikuara.

23 vjeçarja J.T. ka tentuar të inbarkohet në tragetin e linjës Durrës – Ankona, por autoritetet e policisë kufitare kanë konstatuar se karta e identitetit gjermane, që paraqiti kjo shtetase si dokument identifikimi, nuk i përkiste asaj, por një tjetër shtetaseje.

Afrikonojugorja, duke shfrytëzuar ngjashmërinë fizike, përdorte këtë kartë identifikimi si mjet për të kaluar në vendet e zonës Shengen. Pasi policia kreu të gjithë veprimet proceduriale lidhur me këtë rast, e shoqëroi 23 vjeçaren në Qendrën e Mbyllur për të Huajt në Kareç.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/