Kinë, 11 prill 2014 – Është vetëm 3 vjeç, quhet Zhang Junhao dhe kërcen me një siguri të jashtëzakonshme, si të ishte një balerin profesionist. 

Është një nga talentët që janë zbuluar në Kinë, gjatë një puntate të emisionit "China's Got Talent", i cili ka befasuar jurinë dhe të pranishmit në sallë.

Vogëlushi, megjithë moshën e mitur, krahas kërcimit si i rritur di të japë përgjigje mjaft inteligjente duke surprizuar jo pak jurinë dhe njerëzit e pranishëm në sallë.

“Kërcej për t’i bërë njerëzit të bërë njerëzit të lumtur”,- thotë 3 vjeçari. Dhe vërtet ai është i aftë t’i kthejë buzëqeshjen gjithkujt që sheh interpretimin e tij.   

Video e kërcimit të tij, e postuar në Youtube, po bën xhiron e botës. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah” /