Itali, 10 prill 2014 – Erjon Piroili, 33 vjeç u arrestua nga karabinierët si bashkëautor në një vjedhje banese, më 7 mars 2014, në qytezën e Moltenos në Rajonin e Lombardisë. Dy “kolegët” e Erjonit, Eris Gjonaj 29 vjeç dhe Omer Prushi, 36 vjeç u arrestuan në vend nga karabinierët. Erjoni arriti të fshihej në qytetin e Pocuolo Martezanos (Pozzuolo Martesano) në Provincën e Milanos, pranë kushërinjve të vet deri të mërkurën, kur u prangos nga karabinierët. Gjonaj dhe Prushi, sipas këshillës së avokatëve të vet, pranuan gjykim të shkurtuar dhe u dënuan me nga 2 vjet burg secili.
Për Erjonin krahas akuzës së grabitjes me dhunë është ngritur edhe akuza e plagosjes së funksionarit publik, sepse ai më 7 mars u përlesh me karabinierët dhe plagosi dy prej tyre, në përpjekje për të mos u arrestuar.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





