Durrës, 7 prill 2014 – Policia e Durrësit në bashkëpunim me te Krujës kanë arrestuar sot në flagrancë 45-vjeçarin Marjan Gjergji, teksa tentonte të shiste lëndë eksplozive.
Ndalimi i tij u bë gjatë një operacioni të zhvilluar në qendër të të Fushë Krujës, ku sipas policisë 45-vjeçarit Gjergji iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një arsenal lëndësh eksplozive.
Blutë bëjnë me dije se 45-vjeçarit iu sekuestruan 15 kallëpe tritol, 7 kallëpe dinamit, ndezësa dhe fitil zjarrpërcjellës dhe një numër i konsiderueshëm kapsollash detonatore.
Policia e Durrësit thekson më tej se Marjan Gjergji rezulton i dënuar edhe më pare, për disa vepra penale.
45-vjeçari mësohet se është pjesë e një rrjeti trafikantësh të lëndëve eksplozive, ndërsa nga ana e policisë vijojnë hetimet për rrjetin e trafikantëve të lëndëve eksplozive, të nisura një muaj më parë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





