Durrës, 7 prill 2014 – Drejtori i ri i Ujësjellës-Kanalizimeve në Durrës, në kuadrin e modernizimit të marrëdhënieve me publikun të ndërmarrjes, emëroi zëdhënësin e ri të UKD-së.
Z. Aleks Kalemasi me një përvojë mbi 12 vjeçare me mediat në Durrës është emëruar zëdhënës i Ujësjellësit. Kalemasi ka një përvojë të gjatë në mediat e shkruara dhe ato elektronike. Kjo përvojë shtrihet në mediat lokale, gazeta dhe TV në Durrës dhe Kavajë si edhe në ato kombëtare: radio, televizione e gazeta, që nga RTSH-ja deri te Vizion plus.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





