Libi, 7 prill 2014 – Të tjera detaje shokuese për jetën e ish- diktatorit libian, Muammar Gaddafi, kanë dalë në dritë në një dokumentar të ri. I njohur për fiksimin e tij pas femrave, ai kishte ngritur një dhomë sekrete poshte Universitetit të Tripolit dhe aty përdhunonte studentet.
Në dokumentar tregohen prova për dhomën sekrete të diktatorit në universitet. Aty kishte një krevat, xhakuzi dhe një hapësirë, ku studentet kontrolloheshin për sëmundje seksualisht të transmetueshme.
Dokumentari i ri është përgatitur nga producenti britanik Christopher Olgiati dhe titullohet “Qeni i çmendur: Brenda botës sekrete të Muammar Gaddafi-t”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





