Spanjë, 7 prill 2014 – Sulmuesi i Liverpulit, Luis Suarez vazhdon të kryesojë garën për ‘Këpucën e Artë’ të Evropës (golashënuesi më i mirë i kontinentit të vjetër) me një gol më shumë se ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Mirëpo, forma e mirë e Lionel Messit me Barcelonën në javët e fundit, e ka afruar yllin argjentinas me dy të lartpërmendurit. Suarez nuk ia doli të gjente golin në fitoren 2:1 të Reds ndaj West Ham United, ndërsa Ronaldo pushoi në fitoren e thellë të ‘Los Blancos’ ndaj Real Sociedadit.

Ndërkohë Messi shënoi dy gola në fitoren 3:1 ndaj Betisit, ndërsa tashmë është vetëm katër gola larg kryesuesit Suarez, me numër të njëjtë golash me sulmuesin e Atletico Madridit, Diego Costa.

Ndërsa Jonatan Soriano e Alfred Finnbogason e gjetën golin nga një herë dhe po luftojnë për pozitën e pestë, vendi i gjashtë është rezervuar për sulmuesin e Liverpulit, Daniel Sturridge.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/