Itali, 7 prill 2014 – Një pensioniste 68 vjeçare ka vrarë partnerin e saj, Giuseppe Ronco, 75 vjeç me thikë. Mësohet se vetë e moshuara, Maria Mascetti, ka telefonuar karabinierët për ngjarjen e më pas ka tentuar të vetvritet, me të njëjtën thikë që vrau 75 vjeçarin. Por duket se nuk ka qenë në gjendje t’i merrte jetën vetes, pasi karabinierët e kanë gjetur me disa plagë të lehta në duar. Ngjarja e rëndë ndodhi në shtëpinë ku jetonte çifti, në Alto Tirreno, Itali. Mediet italaine raportojnë se edhe në të kaluarën, gruaja kishte tentuar ta vriste partnerin e saj, por pa sukses.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/