7 prill 2014 – Disa javë më parë në disa media u publikua lajmi se këngëtarja Soni Malaj dhe bashkëshorti i saj Mirko ishin ndarë.
Për të përgënjeshtruar këto zëra, Soni ka publikuar mbrëmjen e së dielës në faqen zyrtare në Facebook një foto ku duket mjaft e lumtur me partnerin e saj dhe vajzën, fryt i dashurisë së tyre.
Duke përfituar nga moti i ngrohtë, Soni bashkë me Mirkon dhe vajzën kanë preferuar bregdetin për të kaluar një ditë të bukur pushimi.
Me këtë foto, këngëtarja e njohur hedh poshtë zërat për ndarjen me Mirkon.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





