Hungari, 7 prill 2014 – Viktor Orban fitoi sërish zgjedhjet parlamentare në Hungari. Kryeministri hungarez tha se zgjedhjet ishin të lira dhe se ai mund të thotë me siguri absolute se i ka fituar ato.

Gordon Bajnai i lidhjes opozitare të majtë e pranoi humbjen në zgjedhje duke e quajtur këtë humbje si shkatërruese dhe rezultatin e zgjedhjeve si një zhgënjim për të gjithë ata që donin ndryshimin e qeverisë.

Sipas përllogaritjeve të bëra pas numërimit të 89% të votave, partia Fidesz fitoi 44,8% të votave, kurse Lidhja e Majtë 25,5%. Partia ekstremiste e djathtë Jobbik ka mbledhur rreth 21% të votave.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/