Dashi

Ndjenjat e frikës, kujtimet e kaluara dhe ankthet do të mund të kontrollohen më së miri nga ju gjatë kësaj dite. Mund të krijoni disa kontakte të cilat do t’ju shërbejnë në të ardhmen, por që do t’i mbani të fshehta gjatë kësaj dite. Elementët si misteri, intriga dhe romanca do të jenë të përsosur për ju dhe marrëdhënien tuaj me partnerin.

Demi

Do të jetë një ditë e mirë për takime, biseda, udhëtime të shkurtra apo lëvizje në këmbë. Do të jeni në qendër të vëmendjes për shkak të shakave dhe humorit tuaj të hollë.

Binjakwt

Natyra juaj e komunikueshme do të shkojë më së miri me aftësitë tuaja të përshtatjes në çdo situatë. Ka shumë mundësi që të shmangni ndjenjat tuaja për të ecur përpara. Tregohuni më të përgjegjshëm në momentin që zgjidhni personat me të cilët shoqëroheni dhe ata që ju rrethojnë.

Gaforrja

Kjo dite premton për ju romanticitet, shpresa të mëdha dhe shëndet të mirë fizik. Do të keni dëshirë për të udhëtuar, për të provuar eksperienca të reja si dhe hapësira për të zgjeruar horizontet. Autoriteti në punë do të rritet falë intelektit, edukatës dhe talenteve të tjera.

Luani

Energjitë e luanit do të varen sa nga gjendja fizike e emocionale, aq edhe nga temat e bisedave që do të konsumoni me personat që ju rrethojnë. Nuk ka për të qenë e lehtë për ju të tregoheni të pavarur dhe të qëndrueshëm emocionalisht.

Virgjwresha

Gjithçka do të merrni nga partneri juaj sot, me përjashtim të indiferencës. Do të jeni të rrethuar nga dashuria dhe besnikëria e të tjerëve. Mos u nxitoni të kritikoni të tjerët, veçanërisht partnerin, pasi ai është reflektimi juaj.

Peshorja

Gjatë kësaj dite duket sikur do të dilni nga vetja dhe do të duhet të përshtateni me rrethanat. Me shumë mundësi do të keni probleme me shëndetin. Mos planifikoni asnjë sekondë gjatë kësaj dite, pasi planet tuaja do të bien poshtë.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do të dalin në pah aftësitë tuaja mbrojtëse dhe sulmuese njëkohësisht. Do të jeni në formë shumë të mirë fizike. Do të doni të ecni dhe notoni. Ndonjë aventure e vogël nuk do t’ju bënte aspak keq.

Shigjetari

Do të keni shumë përgjegjësi në lidhje me situatën e krijuar në shtëpinë tuaj. Duhet të ndani punët tuaja nga ato të të tjerëve dhe të jeni më të përgjegjshëm. Bëni kujdes me përdorimin e gjuhës, pasi mund të ketë edhe ndonjë debat të vogël, për shkak të keqkuptimeve.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do t’i kaloni sa hap e mbyll sytë situatat e sikletshme. Merrni masa në lidhje me financat, pasi nëse harxhoni pa masë, shumë shpejt do të ngeleni pa gjë. Gjatë pjesës së dytë të ditës këshillohet të qëndroni me familjarët dhe miqtë tuaj më të afërt, të cilët i keni lënë pas dore kohët e fundit.

Ujori

Gjatë kësaj dite do të mblidhni frutat e punës suaj të lodhshme, e cila ka zgjatur jashtë orarit këto kohët e fundit. dot ndiheni mirë në shoqërinë e miqve dhe familjarëve. Do të ndiheni bujarë dhe zemërgjerë, me dëshirën për të ndihmuar këdo.

Peshqit

Do të shfaqeni në mënyra të ndryshme gjatë ditës së sotme, pasi do t’ju duhet të përshtateni me situatat. Nuk do të jeni në humor shumë të mirë, e megjithatë duhet të shkoni pas humorit të personave që ju rrethojnë, në rast se nuk doni që situatat të degradojnë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/