· A do të mund ta besoni se këta 10 persona, të cilët nga aparenca duken “maço” të vërtetë, një herë e një kohë ishin…gra?! Nuk do t’u besoni syve, megjithatë për më tepër lexoni më poshtë…

10 – Le të fillojmë me regjisorin e famshëm transeksual! Emri i tij është Buck. Ai është një nga ikonat e para të komunitetit të personave homoseksualë në të gjithë botën! Momentalisht ushtron profesionin e avokatit, përveçse është edukator dhe shkrimtar.

9 – Ian është një aktor komik amerikan që përdor shumë shpesh transeksualitetin e tij si “material” të parë për spektaklet e tij: ai ka qenë pjesëmarrës në shumë evente të mëdha amerikane si edhe në dy filma.

8 – Balian ka lindur më 1980, ndërsa më parë ai quhej Yvonne: fiziku i tij duket se nuk ka nevojë për asnjë koment! Pavarësisht se ka qenë kërcyesi i dytë në hedhjet me shkop me gjini femërore në Gjermani, në vitin 2007 ai njoftoi tërheqjen e tij për shkak të lëndimit të përhershëm. Balian e ndryshoi emrin në vitin 2008, pas operacionit të fundit për t’u kthyer në një burrë.

7 – I lindur në Kanada më 1979, Lucas është futur në histori, sepse qe transeksuali i parë i cili u bë pjesë e një grupi rok që kishte një kontratë me një nga shtëpitë diskografike më të njohura amerikane. Sot është kitarist dhe kantautor i grupit “The Cliks”, ndërkohë që ai ka realizuar edhe një album si solist!

6 – Loren është një fotograf i famshëm, autor dhe aktivist transeksual me shtetësi amerikane. Mes shkrepjeve të tij mund të gjejmë portrete të tij dhe portrete të transeksualëve dhe lesbikeve. Ai ka dokumentuar të gjithë “udhëtimin” e tij personal për t’u bërë burrë!

5 – Andreas është një ish-atlet gjerman, i specializuar në hedhjen e peshave, i cili ka konkurruar si një grua. Ai ka filluar të ushtrohet për këtë lloj sporti qëkur ishte fare i ri, adoleshent: ndaj prej kësaj gjëje fiziku i tij, me kalimin e viteve u bë gjithnjë e më mashkullor.

4 – Chaz Bono ka lindur në Chastity Bono, vajza e interpretuesve të famshëm amerikan Sonny and Cher. I rritur në sytë e publikut, në Chastity u njoh si një lezbike, kur ishte vetëm 25 vjeç para se të kuptohej se në të vërtetë ishte një transeksual. Chaz i është nënshtruar një ndërhyrjeje seksuale këto dy vitet e fundit dhe tashmë është i lumtur për jetën e tij, të cilën po e jeton si një burrë. Chaz ka marrë pjesë në shou-n e famshëm “Dancing With The Stars” të zhvilluar në vendin e tij.

3 – Emri i tij prej artisti është Katastrophe dhe bëhet fjalë për një reper hip-hop-i dhe një producent amerikan. Ai është këngëtari i parë transeksual hip-hop-i, i cili ka bërë shitje marramendëse.

2 – Për të padyshim duhet të keni dëgjuar të flitet shumë herë, sepse ai ka qenë burri i parë dhe i vetëm në botë që ka qenë “shtatzënë”! Ai ka lindur femër dhe ka jetuar si i tillë deri në moshën 20-vjeçare, ndërsa më pas filloi të bëjë një terapi me bazë hormone mashkullore, por vetëm se organet e tij femërore vendosi t’i “konservonte”, derisa ai dhe gruaja e tij e vërtetë do të kishin mundësinë për të pasur një fëmijë, falë një dhuruesi sperme. Ai arriti të ketë tre fëmijë dhe për ta është shumë krenar.

1– E mbyllim me më të bukurin: Ryan, më parë i quajtur Kimberly, është një avokat i cili lufton për të drejtat e personave homoseksualë dhe transeksualë. Transformimin e tij të plotë e ka përfunduar në vitin 2005: si ju duket?!
/gazeta “Shqip”/





