Itali, 6 prill 2014 – Ardit Huqi, 27 vjeç, nga Durrësi, u arrestua nga karabinierët ndërsa trasportonte nga Roma për në Teramo, në rajonin Abruco, 52 kilogramë kanabis. Vlera me çmim pakice e kësaj sasie kanabisi është rreth gjysëm milion euro. Karabinierët kishin ditë, që pas një informacioni të marrë në rrugë operative, po e mbanin nën vëzhgim, derisa e arrestuan në autostradë. Makina e tij Alfa Romeo me targë MB 067 ZD u sekuestrua nga karabinieria.
Ardit Huqi ishte një emër i njohur për karabinierët italianë, pasi kishte precedentë të mëparshëm për shfrytëzim prostitucioni. Në shtator 2011, ai u arrestua në qytezën e Silvit së bashku me Arjan Gjinin, 24 vjeç dhe Artil Kuqajn, 21 vjeç, sepse në makinën e tyre u kap një prostitutë 19 vjeçare. Pas arrestimit të tre shqiptarët u dërguan në burgun e Kastronjos (Castrogno).
/gje. th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





