6 prill 2014 – Xherdan Shaqiri nuk do të grumbullohet për ndeshjen e kthimit të Champions League kundër Manchester United. Bayern Munich njoftoi se mesfushori me origjinë shqiptare ka pësuar një dëmtim muskulor në këmbën e djathtë. Pas vizitave mjekësore, 22-vjeçari do t’i mungojë kampionëve në fuqi të Europës dhe Gjermanisë për një periudhë të papërcaktuar
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





