6 prill 2014 – E pabesushme por e vërtetë. Sipas mediave britanike, dyshohet së është Luis Boa Morte futbollisti që po lufton në Siri kundër forcave të Bashar Al-Aasadit. Në internet është publikuar një video ku një person me ngjyrë shfaqet me një armë në dorë ku deklaron se po lufton në Siri. Por edhe pse e ka fytyrën të mbuluar me një kapuç futbollisti në fjalë deklaron se quhet Ebu Isa el-Anadalus është me origjinë nga Portugalia dhe është një ish futbollist i Arsenalit, dhe sipas mediave ishullore tre janë lojtarët nga Portugalia që kanë mbajtur veshur fanellën e klubit londinez. Ata janë pikërisht Boa Morte, Rui Fonte dhe Amur Bischoff por duke qenë se dy të fundit janë futbollistë të rracës së bardhë të gjitha të dhënat të çojnë të mendosh se është Luis Boa Morte personi në fjalë. 36-vjeçari gjatë karrierës së tij përveç Arsenalit ka mbajtur veshur edhe fanellën e West Hamit dhe Fulhamit dhe nga viti 2001 deri në 2009 ka qenë pjesë edhe e kombëtares portugeze. Boa Morte e mbylli karrierën e tij si futbollist pikërisht në ishull vitin e kaluar me fanellën e klubit të Ligue Two, Chesterfield.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





