Kulla , malësorë me qeleshe  e me pushkë, lumenj që rrjedhin natyrshëm, priftërinj e kisha, vende e kohë të shumë viteve më parë , që sot nuk i njohim më.

Shqiptarët shfaqen të harruar e të varfër, në luftë për mbijetesë në vitin 1903.

Mirdita , Gjakova, Prizreni, Tropoja, Dibra, peizazhe  të mbuluara me tjegulla, burra malësorë me mustaqe, Shqipëria tradicionale, larg Europës e modernizimit.

Albanologu, Robert Elsie ka rënë në gurmët e një koleksioni të rrallë fotografish të shkrepura në Shqipërinë e  Veriut në vitet 1903-1908.

Më shumë se një shekull më parë  eksploruesi dhe  udhë përshkruesi austro-hungarez, Karl Shtajnmec, inxhinier nga profesioni do të udhëtonte në vendin tonë.

Elise shënon se  pas një vizite të gjatë në amerikën e  jugut, ai udhëtoi disa herë  në Perandorinë Osmane , para se të futej në pjesën më  të panjohur dhe të egër të saj, Malësia e  Shqipërisë së Veriut.

“Në vapën e gushtit  1903, Shtajnmeci u nis nga Shkodra  nëpërmjet maleve  të veriut për në Gjakovë dhe Prizren. Pas vajtjes në shkup në shtator të atij viti , ai u kthye  menjëherë në Shqipëri me një avullore  nga Selaniku për në Shëngjin , për të ndërrmarrë  një udhëtim  të dytë dy javor në Mirditë dhe në luginën e Dinit”- citohet në “GSH” Elise.

Sipas Elisesë  Shtajnmeci  udhëtoi  në Shkrel, Theth, Shalë  dhe Mertur për në Gjakovë, duke qenë se malësorët  e penguan të vazhdonte për në  Guci.

Ndërkaq udhëtimi i tretë  në vitin 1908 e çoi në Mat dhe në Luginën e drinit të Zi, pra në krahinën e Dibrës.

Udhtimet e e Shtajnmecit janë përshkruar në tre librat e tij , ai dinte shqip dhe konsiderohej  si ndër njohësit  më të mirë të Shqipërisë së Veriut gjatë asaj kohe sëbashku me Franc Nopça dhe Edit Durham.