Një aksident ka ndodhur pak më parë në qendër të Durrësit.

Për shkak të shiut, i riu ka rrëshqitur teksa drejtonte motorin në rrugën pranë bashkisë dhe për pasojë ka thyer këmbën.

Siç duket edhe nga pamjet që “DurrësLajm” publikon, kalimtarë të shumtë janë mbledhur në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, forca të policisë bashkiake dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje për të transportuar të lënduarin drejt spitalit.