Teksa na ndajnë dhe pak ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, Drejtoria e Policisë së Durrësit ka shtuar masat në rrugët e qytetit bregdetar.
Kështu, janë ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore, ku synimi është zbatimi i orës policore dhe siguria.
Gjashtë shoferë iu është hequr leja e drejtimit, ndërkohë që masa shtrënguese do të ketë pas orës policore 22:00.





