Është Luksemburgu ndalesa e radhës për kuqezinjtë e De Biasit që kanë hedhur pas krahëve disfatën e Vjenës. Kombëtarja modeste e vendit të vogël europian do të jetë një test i rëndësishëm për kuqezinjtë, të cilët do të kërkojnë të kolaudojnë sa më shumë mekanizma, sidomos në fazën e sulmit, duke pasur parasysh edhe nivelin e kundërshtarit.
tadiumi “Josy Barthel” do të hapë dyert të martën në orën 19:45 për testin ku Shqipëria synon të rigjejë buzëqeshjen dhe mbi të gjitha të punojë me fazën sulmuese. Skuadra e Luc Holtz që mban vendin e 142 në klasifikimin e FIFA-s, vjen nga një humbje 3-0 në miqësoren kundër Bosnje Hercegovinës, por gjatë viteve të fundit ka treguar rritje të vahzdueshme në lojën e saj dhe për këtë mund të bazohemi te humbja e përballjes së fundit në vitin 2011 ku skuadra shqiptare u mund 2-1 nga Kombëtarja modeste në eliminatoret e Euro 2012. Arbitër kryesor i ndeshjes së radhës do të jetë austriaku Robert Schorgenhofer.Në total, mes dy skuadrave janë luajtur 4 takime ku ekipi kuqezi numëron 3 fitore dhe vetëm një disfatë. Suksesi më i thellë është regjistruar në vitin 2007 me rezultatin 3-0. Luksemburgu vjen në këtë përballje me vetëm një fitore në 6 ndeshjet e fundit kundër Greqisë në 13 nëntor të vitit të shkuar, ndërsa skuadra e De Biasit numëron 1 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje. Një pjesë e madhe e lojtarëve të skuadrës së Luksemburgut aktivizohen në Belgjikë me skuadra si Mechelen Kortrijk apo FC Bruksel, ndërsa pjesa dërerrmuese aktivizohet në kampionatin vendas. Emri më i njohur është ai i 31 vjeçarit Mario Mutsch, i cili aktivizohet në radhët e St. Gallen në Zvicër.
Gjithsesi, pavarësisht emrit modest, në eliminatoret e Euro 2016, Luksemburgu regjistroi një arritje historike duke lënë pas krahëve Maqedoninë. Me 4 pikë të grumbulluara por me një bilanc më të mirë në ndeshjet direkte, kombëtarja modeste e Beneluksit arriti të siguronte vendin e 5 në dëm të Maqedonisë që do të jetë pikërisht një nga kundërshtarët e Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit 2018.