Trajneri i Gjermanisë Joachim Low ka lëvduar paraqitjen e anglezëve gjatë fitores 2:3 ditën e shtunë, duke shtuar se ata e merituan fitoren. Low pa se si ekipi i tij shpërdoroi një avantazh prej dy golash teksa Kane dhe Vardy barazuan dhe Dier i ndëshkoi në kohën shtesë.
“Mendoj se Anglia e meritoi fitoren,” shperhet Loë për DW Sports. “Na mungoi dinamika dhe nuk arritëm të kontrollonim ndeshjen. Goli i Vardy-t është shumë i vështirë për t’u shmangur. Anglia luajti më shpejtë në pjesën e dytë duke na hapur probleme.”
Sulmuesi i Gjermanisë dhe i Bayern, Thomas Muller, nuk i kushton shumë rëndësi rezultatit por gjithsesi ka mbetur shumë i zhgënjyer. “Nuk i kushtuam rëndësinë e duhur kësaj ndeshjeje, por gjithsesi nuk jemi të kënaqur,” shprehet ai. Autori i golit të parë Toni Kroos i bashkohet mendimit të kolegut të tij duke thënë se: “Shkuam në avantazh 2:0 dhe më pas u mbrojtëm shumë keq. I dhuruam shumë hapësira, dhe nuk fituam shumë duele.”