Neymar dhe Suarez luftojnë për të njëjtën kauzë kur veshin fanellën e Barcelona-s, por nesër në Recife të Brazilit ata do të jenë kundërshtarë. Dhe nuk do të luhet vetëm për fitoren, por edhe për një hamburger. Po, nuk e lexuat gabim. Fituesi i ndeshjes Brazil kundër Uruguai nuk duhet të gëzohet për arritjen sportive, nderin e kombit dhe lavdinë…por për një hamburger.

Basti që kanë vënë Neymar dhe Suarez kundër njëri-tjetrit, do t’i shtojë ndeshjes së vlefshme për kualifikimin në Rusi 2018 pak më shumë piper se zakonisht, siç e thotë vetë sulmuesi uruguaian: “Kam vënë një bast me Neymar. Kush fiton ndeshjen merr një hamburger.” Kjo do të jetë ndeshja e parë e Suarez pas kafshimit të famshëm që i bëri Giorgio Chiellini-t gjatë botërorit të fundit në Brazil.