Është vetëdorëzuar në polici, autori i dyshuar i ekzekutimit të sapo ndodhur në Elbasan. Bëhet me dije se i dyshuar për këtë ngjarje është Arbër Papleka, ish-efektiv i RENEA-s.
Viktima e këtij ekzekutimi ka qenë një ish-mjek i identifikuar si Pjerin Xhuvani, i cili, sipas informacioneve së fundmi ishte i përfshirë në fushatën elektorale të Partisë Socialite. Xhuvani ka qënë më parë kryetar i LSI në Elbasan, ndërkohë që 2017 nisi angazhimin e tij në PDIU.
Ndërkohë, dy persona janë plagosur me armë zjarri, në ngjarjen e rëndë, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.
Ata janë Klemend Xhaferri, i cili raportohet se ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Po ashtu,e plagosur ka mbetur edhe Xhensila Shota, efektive policie.





