Policia e Pogradecit ka arrestuar autorin e dytë të shpallur në kërkim për vrasjen e mbetur në tentativë të ndodhur më 4 shkurt të këtij viti.
I arrestuari Edmond Hamza, 46 vjeç, banues në fshatin Leshnicë të Pogradecit akuzohet se së bashku me Ilir Topçiun në datën 4 shkurt gjatë natës, në një lokal të fshatit Podgorie, për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin me mjet të mprehtë (thikë) shtetasin N.Ç, 41 vjeç, banues në Podgorie.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vrasja me dashje, e ngelur në tentativë”.