Revista gjermane “11 Freunde” i ka kushtuar një reportazh futbollit shqiptar, duke marrë si pikë reference pikërisht derbin e Tiranës. Një reportazh aspak i zakontë, që lidh atmosferën e derbit me gjithë problemet e Shqipërisë, të transmetuara mjaft qartë dhe në sport. Mafia, korrupsioni, mungesa e transparencës : të gjitha probleme të pranishme në të gjitha sferat e jetës. Në shkrim nënvizohet edhe prania e 20 mijë bunkerëve në të gjithë Shqipërinë të mbetur që nga koha e komunizmit. Teksa futej në brendësi të derbit, “11 Freunde”nuk kursente asnjë të sharë të dëgjuar, asnjë histori të treguar dhe asnjë shenjë urrejtjeje të shfaqur. Tirana-Partizani është i nxehtë, të gjithë e dinë këtë. Nuk harrohej të përmendej dhe prania e shumë reklamave të mëdha në rrugë, si ajo e "Telekom" me futbollistët e Bayernit.
11 Freunde : Futbolli në vendin e bunkerëve
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
The Guardian: BE rrezikon konflikt me SHBA për gazsjellësin ballkanik
Tensione në Kuvend/ Luçiano Boçi bllokon foltoren, Peleshi e përjashton nga seanca
Lavrov akuzon BE-në: Satanizëm i shfrenuar dhe praktika blasfemuese kundër Rusisë!
“Ajo e AKSHI-t rrinte në pishinë, oh-oh-oh, ne i jepnim para”/ Korreshi: Ikën në drejtim të paditur, vetëm jahti mbeti në port





