Johan Cruyff lindi në Amsterdam në 25 prill 1947. Ai ishte protagonist me Ajaxin në fund të viteve ’60 dhe fillim viteve ’70. Cruyff ishte emblema e revolucionit taktik të krijuar nga Holanda, të quajtur “futbolli total” që shkoi shumë pranë fitimit të Botërorit të 1974. Në 1973 u transferua te Barcelona pasi kishte luajtur 240 ndeshje me Ajaxin dhe kishte shënuar 190 gola. Së bashku me Platini dhe Van Basten, Cruyff mbante rekordin e tre “Topave të Artë”, deri sa u thye nga dyshja Messi-Ronaldo.
Si trajner Cruyff drejtoi nga 1985 deri në 1988 Ajaxin dhe Barcelonën nga 1988 deri në 1996. Karriera e tij u ndërpre në moshën 50-vjeçare për shkak të problemeve shëndetësore. Vitet e fundit, nga 2009 deri në 2013 drejtoi Catalonian, ekip në ligat e ulëta spanjolle. Vetëm pak muaj më parë familja e tij njoftoi për betejën e tmerrshme që Cruyff po luftonte kundër kancerit.Sot ai e humbi këtë betejë, e cila ishte më e vështira në karrierën e tij.