Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Elbasan. Një person ka mbetur i vrarë në lagjen “5 Maji”.

Viktima rezulton një emër i njohur, bëhet fjalë për 56-vjeçarin Pjerin Xhuvani, ish-drejtor i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i cili së fundmi kishte kaluar me Partinë Socialiste.

Mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur, një prej tyre efektiv policie. Xhuvani u denoncua një muaj më parë nga Partia Demokratike, si person që u përfshi në incidentin në Elbasan ditën e verës.