(Shtëpia ku ndodhi ngjarja)

Dy persona të maskuar kanë hyrë mbrëmë në shtëpinë e një çifti të moshuar në Arapaj të Durrësit, ku kanë marrin rreth 1 milion lekë të vjetër.

Ngjarja është shënuar rreth mesnatës, në banesën e bashkëshortëve A.K. 80 vjeç dhe M.K. 76 vjeçe.

Sipas policisë së Durrësit, autorët nuk kanë qenë të armatosur, por i kanë goditur me një shkop burrë e grua, dhe më pas kanë arritur të marrin shumën e parave.

Sipas të njëjtave burime, mësohet se efektivët e policisë kanë shoqëruar 9 persona, të cilët janë si të dyshuar për ngjarjen.

Ndërkohë, Specialistët për Krimet po vijojnë intensivisht punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.