Një i ri nga Tirana dhe dy persona të tjerë nga Struga, që shpërndanin kokainë dhe kanabis sativa në zonën e ish-Bllokut dhe te “Shkolla e Bashkuar”, kanë rënë në prangat e policisë.
Në kuadër të operacionit të koduar “STRUGA”, i finalizuar me sukses nga seksioni për Narkotikët në bashkëpunim me forcat “Shqiponja” u arrestuan:
1. Antonio Ruçi, 27 vjeç, banues në Tiranë,
2. Fluturim Kica, 28 vjeç, lindur dhe banues në Strugë, Maqedoni,
3. Zylfi Ademi, 45 vjeç, lindur dhe banues në Strugë, Maqedoni, i dënuar me parë për “Plagosje”.
Në bazë të informacioneve që dispononte policia se këta persona merreshin me drogë, u organizua shërbim me forcat policore me qëllim kapjen në flagrancë të tyre, dhe konkretisht në rrugën “Myslym Keta” është konstatuar automjeti tip Mercedez Benz me targa maqedonase SU 5175 AB me drejtues mjeti shtetasin Zylfi Ademi, ku brenda këtij automjeti ndodheshin edhe dy persona të tjerë.
Në automjet u gjet e mbështjellë një material celefoni (qese) me ngjyrë kafe e mbushur me 100 gramë kokainë me. Gjithashtu, gjatë kontrollit personal të Fluturim Kicës, në xhepin e tij të pantallonave u gjet një qese me ngjyrë të verdhë e mbushur me 8.8 gramë kanabis sativa.
Përveç lëndës narkotike, u sekuestruan edhe 2 automjete dhe 4 telefona celularë.