(Në foto, i arrestuari Emiliano Vocka)
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar edhe dy persona të tjerë në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në afërsi të fshatit Andon Poçi, ku mbeti i vrarë Dorjan Lluka dhe u plagos vëllai i tij Bilbil Lluka.
Burime nga policia bëjnë të ditur se Emiljano Vocka, 23 vjeç, banues në Humelicë (Gjirokastër) dhe Samuel Jaçe, 29 vjeç, banues në Gjirokastër u arrestuan nën akuzën e moskallëzimit të krimit.
"Kanë qenë dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes dhe në kohën kur kanë shkuar shërbimet policore, këta dy shtetas janë larguar dhe nuk kanë njoftuar për ngjarjen e ndodhur", njofton policia.